Pas aventurës në Rumani te UTA Arad, mesfushori Idriz Batha rikthehet në Shqipëri. Batha ka arritur marrëveshjen me Flamurtarin, klub në të cilin ka luajtur edhe në periudhën 2018-2019.
Klubi vlonjat ka njoftuar në rrjetet sociale afrimin e lojtarit, ku ka qenë drejtori Ferko ai që e ka prezantuar Idriz Bathën me fanellën kuqezi:
“Idriz Batha rikthehet kuqezi. Mire se vjen ne familjen e madhe kuqezi te Flamurtari Football Club” – Shkruan klubi vlonjat. Batha mbahet mend për faktin se ka luajtur për 2 skuadrat e kryeqytetit, Partizanin dhe Tiranën. Flamurtari i ka objektivat e qarta, pasi do tentojë me çdo kusht rikthimin në elitë.