Sunday, November 24, 2024

Egnatia prezanton sulmuesin fierak

Lexo

“Abissnet Superiore” do të ngrejë siparin për vitin 2024 më 12 janar, teksa skuadrat bëhen gati për të hyrë në fazën e tretë të kampionatit. Egnatia ka befasuar ditën e sotme me një nënshkrim brenda vendit, pasi më parë kishte bërë me dije se do të kryente një merkato dimërore jashtë kufijve të Shqipërisë. Sulmuesi fierak, Mario Gjata ka firmosur zyrtarisht me skuadrën rrogozhinase, ku më parë ka luajtur për Teutën.

Në faqen zyrtare të klubit të Egnatias, lajmërohet se Gjata ka nënshkruar një kontratë prej 2 vite e gjysëm me klubin që aktualisht kryeson tabelën e klasifikimit.  Më herët, sulmuesi 23 vjeçar ka provuar të luajë edhe me ekipin e Dinamos, por pa lënë gjurmë.

Në 13 takimet e zhvilluara në dy fazat e para me Teutën, Gjata shënoi vetëm një gol atë kundër Laçit në disfatën që durrsakët pësuan në kurbin me rezultatin e thellë 6-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img