Gazetari Alban Xhihani, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për rikthimin e Xhuliano Skukës te Partizani.
Sipas tij, pikëpyetja e madhe është forma e sulmuesit, i cili ka luajtur shumë pak në muajt e fundit
Pikëpyetja e madhe është forma e Skukës. Minutazhin e ka pasur të vogël te Maribor, sidomos në dy muajt e fundit. Shumë pak edhe te Metz, kur pritej të luante më shumë. Nuk është rasti i vetëm me lojtarët që largohen nga Superiorja dhe më pas rikthehen.
Kemi edhe rastin e Xhixhës, që po vazhdon në Azerbajxhan. Duhet analizuar, për të mos bërë këtë kthimin në Shqipëri. Partizani është vendi ideal për Skukën, për cilësitë që nuk ia mohojmë dot.