Daniel Maldini është zyrtarisht një lojtar i Monzas. Sulmuesi i ri, djali i legjendës Paolo, u largua nga Empoli për të provuar një aventurë të re te Monza.
Maldini ka firmosur kontratën me klubin e tij të ri në krah të Adriano Gallianit, duke u huazuar nga Milani (klubi që zotëron kartonin e tij) deri në fund të sezonit.
“Këtu ndihem që tani si në shtëpi. Dua që të mbyll sezonin mirë këtu te Monza dhe të ndihmoj skuadrën sa më shumë që të jetë e mundur dhe më pas të kthehem te Milani”, ka thënë Daniel Maldini.