Saturday, November 23, 2024

Dy ekipet e Vllaznisë, U17 dhe U19, eleminohen nga Kupa e Shqipërisë. Zbardhen çiftet gjysmëfinaliste, ja rezultatet e ndeshjeve çerekfinale

Lexo

Vllaznia e futbollit të moshave, U17 dche U19, e ka mbyllur që në turin çerekfinal konkurimin në Kupën e Shqipërisë. Dy ekipet në fjalë, luajtën këtë fundjavë respektivisht ndaj ekipeve të Teutës dhe Laçit duke i humbur që të dyja ndeshjet. 17 vjeçarët u mundën 1 me 0, ndërsa 19 vjeçarët, 2 me 1, duke u eleminuar që në këtë tur, pa pasur mundësi të vijojnë garën në turin gjysëmfinal.

Ndeshjet eleminatore u luajtën në kompleksin e ekipeve kombëtare të FSHF-së në Kamëz, ku u vunë përballë njëra-tjetrës tetë ekipet pjesëmarrëse për çdo grupmoshë.Ditën e shtunë u zhvilluan katër takimet e para, nga dy respektivisht për çdo grupmoshë, ndërsa këtë të diel u luajtën edhe katër sfidat e tjera që kanë përcaktuar kështu edhe ekipet që kalojnë në gjysmëfinale.

Skënderbeu, Tirana, Partizani e Teuta janë gjysmëfinalistet e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë për grupmoshën U-17.

Në këtë fazë, Skënderbeu dominoi në sfidën ndaj Dinamos dhe fitoi me rezultatin e thellë 5-1. Edhe Tirana nuk e vendosi në diskutim kualifikimin pasi triumfoi 4-1 ndaj Laçit duke avancuar në gjysmëfinale.

Në takimet e ditës së diel, Partizani fitoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Apolonisë, ndërsa Teuta triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Vllaznisë.

Sipas skemës së përcaktuar, Skënderbeu do të përballet në gjysmëfinale me Tiranën, ndërsa Partizani me Teutën.

Kupa e Shqipërisë U-17, ndeshjet çerekfinale

Skënderbeu – Dinamo           5-1

Tirana – Laçi                           4-1

Partizani – Apolonia              4-0

Teuta – Vllaznia                     1-0

Gjysmëfinalet

Teuta – Partizani

Skënderbeu  – Tirana

Skënderbeu, Bylis, Partizani dhe Laçi janë ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë për moshën U-19.

Të shtunën u luajtën dy takimet e para çerekfinale. Ndeshja Skënderbeu – Tirana nuk prodhoi asnjë gol pasi përfundoi 0-0 dhe gjithçka u vendos nga penalltit. Skuadra e Skënderbeut u tregua më e saktë dhe në fund triumfoi 4-3. Sfida tjetër, Bylis – Dinamo përfundoi me fitoren e ballshiotëve me rezultatin 4-2.

Të dielën u luajtën edhe dy takimet e tjera. Partizani nuk e vendosi në diskutim fitoren ndaj Apolonisë dhe triumfoi me rezultatin 2-0, ndërsa ndeshja Vllaznia – Laçi përfundoi 1-2 dhe në gjysmëfinale kaluan laçianët.

Sipas skemës së përcaktuar, Skënderbeu do të përballet në gjysmëfinale me Partizanin, ndërsa Bylisi me Laçin.

Kupa e Shqipërisë U-19, ndeshjet çerekfinale:

Skënderbeu – Tirana       0-0 (Pen 4-3)

Bylis – Dinamo                  4-2

Partizani – Apolonia         2-0

Vllaznia – Laçi                   1-2

Gjysmëfinalet

Skënderbeu – Partizani

Bylis – Laçi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img