Saturday, July 27, 2024

Nuk ka gol më Laç, vendasit barazojnë, 0-0 me Erzenin

Lexo

Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të dielën dy ndeshjet e fundit të javës së saj të 19-të, që ishte edhe e para e kësaj faze të 3-të dhe e para për vitin 2024. Dhe, në takimin e luajtur më herë pasdreke në Laç, skuadra vendase dhe Erzeni janë ndarë një barazim pa gola me njëra-tjetrën, duke ndarë nga një pikë që i lë në të njëjtat pozita në renditje, me nga 22 pikë secila.

Në fakt, të dy ekipet e nisën takimin mirë dhe duke ndërtuar raste për shënim, pasi nevoja për pikë ishte e dukshme, në betejën për të synuar 4-shen e parë, por edhe për t’iu larguar “zonës së ftohtë” në një renditje të ngjeshur. Kurbinasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 23-të me Myrtën, por Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR) u prishi festën, duke sinjalizuar për pozicion jashtë loje.

Me rrjeta të paprekura u mbyllën 45 minutat e para, ndërsa në ato të dytat rastet ishin më të pakta. Por gjërat u bënë më të vështira për vendasit, kur në minutën e 59-të, mbetën me 10 lojtarë pasi Da Silva merr kartonin e dytë të verdhë brenda 4 minutash dhe del nga loja me karton të kuq. Sidoqoftë, Erzeni nuk përfiton dot nga epërsia numerike dhe mbyllet kështu në barazim 0-0 takimi i parafundit i javës së 19-të.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img