Monday, December 23, 2024

(Video) Emocionet e Megi Doçit! Firmosi për Gallatasarajn, por kolegët e skuadrës kuqeblu, stafin teknik e drejtues, tifozët, e në veçanti presidentin Matija, nuk i harron: ”Një mirë u pafshim Vllazni, por kurrë sesi një lamtumirë!”

Lexo

….Postimi emocionues i Megi Doçit, ku i thotë të gjitha… 

Të dashura kolege, stafi teknik e drejtues i të dashur tifozë .

Ju kërkoj ndjesë sepse nuk mu dha as mundësia t’ju takoj dhe falenderoj për gjithçka … kemi kaluar në 12 vite së bashku.

Nuk mund të rrijë pa thënë dhe shprehur dashamirësinë dhe ndjenjat e mija më të sinqerta për ju.

Shumë e vështirë për mua të largohem nga familja e .

Unë u largova nga një klub i shkëlqyer kampion, me rregulla, me disiplin, me objektiva të qarta, me kolege që kanë punar pa fund, me trajnerët e palodhur dhe me kontributin e jashtëzakonshëm të presidentit Lazer Matija, një ambicioz që ngriti gjithçka nga zero falë angazhimit, përkushtimit dhe menaxhimit të shkëlqyer, pasionant që i jep gjithçka futbollit e Vllaznisë, dhe një personalitet me zemër të madhe, që nuk e njeh dorzimin kurrë …

Shkodra është me fat që ka një njeri me kapacitet të jashtëzakonshëm për ti dhënë zgjidhje gjithçkaje…. Pa ty President, ëndrrat që ne realizuam s’do ishin kurrë realitet. FALEMINDERRIT

Unë gjithmonë kam qenë krenare që kam veshur një fanellë me peshë si KF Vllaznia, ku gjithkushë ëndërron për të fituar tituj … dëshira ime ishte që emri i Vllaznisë të shkonte sa më lartë, në kupat e Europës dhe ja arritëm.

Pavarsisht që në futbollin shqiptarë brrylat nuk na munguan kurrë si karshi meje, ashtu dhe ndaj ekipit për t’na larguar nga trofetë edhe pse i meritonim ….

.Emocione të papërshkrueshme në çdo ndeshje, çdo duatrokitje të tifozave, çdo goli apo trofeu të fituar, ku kulmoj me kualifikimin në 1/16 e Champions Ligue Ëomen.

Unë erdha si askushi dhe po largohem me duart dhe zemrën plotë … Faleminderit Vllaznia, klubi im I zemrës.

Këtë mesash po e shkruaj me lotë në sy …

Largohem nga Shkodra krenare për kontributin që kam dhënë, kam luajtur me zemër, me shpirt për fanellën, por largim vetëm fizikisht sepse Vllaznia është pjesa më e bukur e jetës sime dhe gjithmonë do të jetë në zemrën time.

Unë ju uroj një rrugtim të shkëlqyer dhe të suksesshëm, ashtu siç dini vetëm ju …

KFF .VLLAZNIA një rrugëtim me pengesa dhe brryla të pafundme por që gjithmonë diti të qëndroj si zonjë e fort në krye të klasifikimt duke fituar gjithçka, me rekorde të pafundme ….

Vllaznia është një historii suksesi dhe MODEL.

Vllaznia histori e një dashurie të madhe .

Një mirë u pafshim Vllazni, por kurrë sesi një lamtumirë

E Juaja,

MEGI DOÇI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img