Monday, July 22, 2024

Futbolli italian në zi, shuhet legjendari Gigi Riva

Lexo

Futbolli italian është në zi  për një nga figurat më të mëdha, që shkruajti historinë e këtij sporti. Legjenda Gigi Riva ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare, pas disa problemeve shëndetësore të shfaqura së fundmi.

Riva fitoi skudeton me Cagliarin në vitin 1970, ndërsa vlen të përmendet se ishte pjese e kombëtares kampione të Europës në vitin 1968 dhe nën-kampion i Botës në vitin 1970.

Ai ka luajtur 42 ndeshje për Italinë. Riva konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë italianë të të gjitha kohërave, si dhe ndër sulmuesit më të fortë në historinë e futbollit. Kontributi i tij te Cagliari nga viti 1963 deri në 1977, me siguri do të mbahet mend gjithmonë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img