Monday, December 23, 2024

Gvozdenovic: “Kam shumë besim te klubi dhe lojtarët, jam i sigurt që do të fitojmë 3-4 ndeshje radhazi”

Lexo

Skënderbeu u mposht nga Teuta 2-0 në ndeshjen e luajtur në kuadër të fazës së 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas eliminimit në Kupë:

“Në pjesën e parë nuk ishim mirë. Ndërsa kur ishim me një lojtar mangët ishim më mirë. Jam i kënaqur me 20 minutat e fundit. Kam shumë besim te klubi dhe lojtarët. Nuk duhet të bëjmë dhurata, sot ishte përsëri një gabim individual. Do të fitojmë një ndeshje dhe jam i sigurt që do të fitojmë 3-4 radhazi.

Nuk ishte Skënderbeu mirë në pjesën e parë apo Teuta u detyroi të gabonit? Nuk ishim mirë. Në ajër humbëm shumë duele. Kur kemi lojtarë si sulmuesit që kishim ne në lojë, nuk mund të luanim me topa të gjatë. Teuta ishte shumë mirë me topat e gjatë dhe kjo ishte diferenca. Plus gabimi individual dhe u bë e vështirë për ne. Nuk ishim mirë në pjesën e parë.

Nervozizmi te kartoni i kuq i Aliajt? Ishin 3-4 minutat e fundit të pjesës së parë dhe rezultati 0-0, nuk mund të bënim ashtu gabimesh. Ok, është futboll, por s’duhet të jemi naivë. Normal unë u mërzita sepse e di sa e vështirë është të vazhdosh pjesën e dytë me 1 lojtar më pak.

Ndeshja me Tiranën? Kam shumë besim te lojtarët. Kemi 4 ditë kohë për të përgatitur ndeshjen. Kam shumë besim dhe do të vazhdojmë përpara.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img