Laçi 1-1 Teuta (Kryeziu 24′ / Peposhi 86′)
Laçi dhe Teuta kanë ndarë pikët me barazimin 1-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Superiore”, në “Stadiumin Laçi”. Sfida nisi mjaft mirë për kurbinasit, të cilët gjetën rrjetën falë një supergoli të Kryeziut në minutën e 24’.
Të dyja skuadrat luftuan shumë për të gjetur golin. Teuta gjeti barazimin në minutën e 86’ me Peposhin falë një penalltie. Ndeshja u mbyll me këtë rezultat.
Pas këtij barazimi, Laçi mbetet në vendin e pestë në kuotën e 26 pikëve, ndërsa durrsakët me 18 pikë renditen të fundit në tabelën e klasifikimit.