Saturday, July 27, 2024

Josa: “Duhet të kishim qenë shumë më të qartë në sulm. Të bëjmë llogarinë tani për ndeshjen me shkodranët.”

Lexo

Laçi ka barazuar 1-1 në shtëpi përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Superiore”. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i kurbinsave, Mirel Josa:

“Teuta ushtroi presion, por ne duhet të kishim qenë shumë më të qartë në sulm. Në momentin që Teuta qarkullonte topin me mbrojtësat, presioni ynë duhej të ishte më i lartë. Topat e gjatë të Teutës ishin problem për ne. Megjithatë shprehja e lojës sonë në pjesën e dytë duhet të ishte më mirë, sidomos në qendër. S’mund të them se kjo pikë shërben pasi luanim në fushën tonë, por jo çdo gjë shkon sipas llogarive.

Ndonjë gjë ndryshe nëse rifillonte ndeshja? Nuk mund të bëja ndonjë gjë ndryshe. E dimë që Teuta luan me dy mbrojtësa qendror. Por duhet të ishim më të ngjeshur në mesin e fushës. Duhet të dilnim me gjuajtje nga qendra. Si te momenti i golit, kishim mundësi në 2-3 raste të tjera që të shënonim golin e dytë. Do të kishim problem të madh nëse do të fusnim lojtarë tjetër sulmues. Do të kishim problem sidomos në mesin e fushës.

Mendon se kishte kosto fizike ndeshja me Dinamon dhe kjo ndikoi sot? Nuk mendoj se kishte kosto fizike, sepse lojtarët kanë qenë mirë fizikisht. Por kemi freskuar dy pika sot. Te Melo mund të ketë pak kosto fizike. Tresa u shpreh shumë mirë, por kartoni i verdhë i Mjakit nga penalizoi që të bënim një ndryshim. Nuk ishte problem i kostos fizike, sesa të shpreheshim në lojën tonë. Duhet të kishim lëvizshmëri pak më të madhe nga Ujka. Të paktën ne të kishim një shoqërim të Sobos në sulm.

Martini tha që Teuta ishte më lart. Si mendoni ju? Nuk mund ta them që Teuta ishte Superiore, por me mënyrën si luajti ne duhet të ishim shumë më të qartë në 3-4 raste kur fitonim topin në gjysmëfushën tonë. Teuta na fitoi 2-3 topa dhe këto janë diferencat që bëhen në lojë.

Çfarë rezultati do t’i konvenonte Laçit te Vllaznia-Partizani? Unë shoh pikët që ne duhet të grumbullojmë, pastaj bëjmë llogaritë duke patur parasysh si dalin ndeshjet e tjera. Vllaznia-Partizani është shumë ndeshje e fortë. Partizani kërkon të kthejë pikët që ka humbur, ndërsa Vllaznia të mbajë ritmin. Duhe të shohim të bëjmë llogarinë për ndeshjen me shkodranët.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img