Vllaznia dhe Partizani kanë barazuar 1-1 në supersfidën e javës së 21-të të “Abissnet Superiore”. Pas kësaj sfide, për MCN TV foli trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani.
“Mendoj se gjatë lojës patëm raste edhe ne, por edhe Partizani. Neve na mungonte qarkullimi i topit, sidomos në pjesën e dytë. Dy mesfushorët tonë, ishim shumë para dhe në fazën e mbrojtjes, Partizani na krijoi probleme.
Mos ishte një lojë tepër mbrojtëse nga ana juaj? Ishim pakëz më të kujdesshëm. Ajo u pa në 20 minutat e fundit.
Ky barazim e ul vrullin e Vllaznisë? Ne luajtëm kundër një ekipi më kualitativ në ligë. Nuk ka vend për ndonjë shqetësim të tillë për ndeshjet e ardhshme. Vllaznia dhe Partizani bëjnë diferencën? Renditja tregojnë se janë 4-5 ekipe që do luftojnë për “Final Four”.”