Thursday, November 28, 2024

Partizani kryeson listën e Kategorisë Superiore për vlerën e pankinës

Lexo

Partizani është një nga skuadrat me përbërje lojtarësh shumë të pasur dhe me opsione të shumta në stol. Të kuqtë mbajnë në pankinë emra të rëndësishëm që në çdo skuadër tjetër të Superiores do të luanin titullarë.

“Transfermarkt” i ka bërë një përafrim vlerave të pankinave të ekipeve të Kategorisë Superiore, pasi dihet që lojtarët titullarë dhe ata të stolit ndryshojnë dhe nuk mund të ketë një shifër ekzakte të kësaj vlere. Gjithsesi, Partizani është rekordmen në këtë aspekt, pasi vlera maksimale që ka arritur pankina e kuqe është 2.23 milionë euro, në një ndeshje ndaj Dinamos, e fituar 1-3. Në vendin e dytë në këtë renditje është Tirana, teksa podiumi plotësohet me kryesuesit e Egnatias.

Vihet re, që vlera e stolit ka mjaft ngjashmëri edhe me situatën e pikëve për ekipet. Duhet thënë se në një sezon të gjatë, ku dëmtimet dhe pezullimet janë të shumta, pankina është një element tejet i rëndësishëm.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img