Ahmataj: “Fanella e Tiranës peshon shumë”. Trajneri i bardhebluve, kërkon fitore me çdo kusht

Tirana do të udhëtojë drejt Kukësit për sfidën e javës së 22-të të Superiores. Përpara mediave ka qenë tekniku, Julian Ahmataj i cili ka folur për rëndësinë e kësaj përballjeje dhe çfarë kërkojnë bardheblutë në këtë sfidë

Java e 22-të e Superiores  përball Tiranën me Kukësin në një sfidë ku bardheblutë do të kërkojnë me patjetër fitoren në fushën kundërshtare, për të lënë pas shijen e hidhur nga humbja e fundit kundër Skenderbeut në Air Albania”.

Tirana me ulje dhe ngritje këtë sezon, edhe mes problematikave të tjera e një merkato të bllokuar, sa i vështirë është në këto momente motivimi i lojtarëve. Ja se çafrë u ka thënë Ahmataj lojtarëve të tij.

“Duhet më shumë përqendrim, më shumë sacrifice. Fanella që ne përfaqësojmë, unë e të gjithë futbollistët, është një fanellë shumë e rëndë e futbollit shqiptar, që ka fituar shumë tituj. Kemi folur dhe më përpara për vrullin që ka Tirana në genetikën e saj. Ne nuk mund të jemi jashtë kësaj genetike që ka klubi”.

Në “Kukës Arena” verilindorët do të presin ekipin bardheblu, Për Ahmatajn çdo kundërshtar është i vështirë, por Tirana kërkon fitoren me çdo kusht.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse dhe kundërshtari është në një pozicion të vështirë dhe ka bërë lojëra të mira. Ne duhet të jemi të përqendruar për të dalë fitues”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu