Sunday, November 24, 2024

Superiore-Java e 23-të luhet në dy ditë, 3 ndeshje të dielen dhe 2 të hënën

Lexo

Futbolli shqiptar vazhdon të ketë një ngarkesë jo të vogël. Problemet e fillim sezonit me bojkotin që skuadrat e Superiores bënë për javë të tëra, ndikuan negatisht në mbarëvajtjen e zhvillimit të aktivitetit zyrtar të kampionatit kombëtar. Pasojat e atij bojkoti skuadrat po i vuajnë tani, kur në pjesën më të madhe kalendari i ndeshjeve planifikon nga tre ndeshje në javë. Kështu pas të mërkurës kur u luajt java e 22-të, java e 23-të vijon menjëherë me ballafaqimet e kësaj fundjave.

Në fakt, të 5 ndeshjet e Superiores ishin planifikuar të luhen të dielen, por vendimi i orëve të fundit të mbrëmjes së mërkurë bëri që dy prej çifteve të javës së 22-të të spostohen për ditën e hënë.

Bylis-Teuta, Kastrioti-Tirana, dhe Partizani-Skënderbeu, janë tre çiftet që do të përballen të dielen, dy të parët në orën 13.00 ndërsa i treti, Partizani-Skënderbeu në orën 16:00.

Të hënën e 8 marsit, duke filluar nga ora 13.00 do të luhet ndeshja e katërt e kësaj jave Laçi-Apolonia, ndërsa java e 23-të mbyllet me duelin Vllaznia-Kukësi i planifikuar të luhet në stadiumin “Loro Boriçi duke filluar nga ora 16.00.

Java 23 (7-8 mars)

Të dielën

Bylisi-Teuta 13:00

Kastrioti-Tirana 13:00

Partizani-Skënderbeu 16:00

Të hënën

Laçi-Apolonia 13:00

Vllaznia-Kukësi 16:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img