Ka nisur në 18:00 shorti i Ligës së Kombeve për edicionin 2024-25, teksa Kombëtarja shqiptare dhe Kosova do mësojnë kundërshtarët në ligat përkatëse.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho ndodhen në Ligën B, aty ku kundërshtari më i fortë është Anglia. Ndeshjet do të zhvillohen në pushimet ndërkombëtare që FIFA ka gjatë shtatorit, tetorit dhe nëntorit të këtij viti, ndërsa finalet do të zhvillohen në verën e 2025-ës. Shqipëria luan me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë
Liga B1 – Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji
Ndarja e vazove në Ligën B:
Vazo 1 : Austri, Çeki, Angli, Uells
Vazo 2 : Finlandë, Ukrainë, Islandë, Norvegji
Vazo 3 : Slloveni, Republika e Irlandës, Shqipëri, Mali i Zi
Vazo 4 : Gjeorgji, Greqi, Turqi, Kazakistan
Liga C
Grupi C1: Sweden, Azerbaijan, Slovakia, Estonia
Grupi C2: Romania, Kosova, Cyprus, Lithuania/Gibraltar
Grupi C3: Luxembourg, Bulgaria, Northern Ireland, Belarus
Grupi C4: Armenia, Faroe Islands, North Macedonia, Latvia
Liga D
Grupi D1: Lituania/Gjibraltar, San Marino, Liechtenstein
Grupi D2: Moldavia, Malta, Andorra
54 ekipet kombëtare si gjithmonë do të ndahen në katër Liga, ku Ligat A,B dhe C do kenë katër grupe me nga katër skuadra. Ndërkohë në Ligën D do jenë dy grupe me nga tre ekipe. Në bazë të rezultateve në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve janë ndarë grupet dhe vazot ku Shqipëria bën pjesë në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë në short nuk mund të ndeshen me Slloveninë, Irlandën dhe Malin e Zi, pasi bëjnë pjesë në të njëjtën vazo. Ndërkohë kundërshtari më i fortë që rrezikojnë kuqezinjtë është Anglia, që ndodhet në vazon 1 të Ligës B. Rivalët e tjerë të mundshëm nga kjo vazo janë Austria, Çekia dhe Uellsi.
Fituesit e katër grupeve në Ligën B edicionin e vitit të ardhshëm do ngjiten në Ligën A, ndërsa katër vendet e fundit të katër grupeve në Ligën B do zbresin në Ligën C. Kjo vlen për secilën Ligë, me përjashtim të D që nuk mund të zbresin më shumë.
Ndërkohë për herë të parë këtë edicion do ketë një tur shtesë pasi të mbarojnë ndeshjet në grupe. Vendet e para të katër grupeve në Ligën A do luajnë çerekfinalet me katër vendet e dyta të katër grupeve po në Ligën A. Nga këto katër ndeshje do përcaktohen gjysmëfinalistët dhe më pas sipas formulës edhe kompeticioni.
Dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve do jenë nga datat 5-10 shtator, ndërsa për secilën kombëtare, me përjashtim të grupit D do kenë nga 6 ndeshje.
Edicionin e fundit të Ligës së Kombeve Shqipëria u rendit e fundit në grupin e saj në Ligën B, por për shkak se Rusia u përjashtua nuk zbriti në Ligën C. Ky moment shënoi edhe fundin e aventurës për trajnerin Edy Reja, ndërsa me Sylvinhon kuqezinjtë kanë siguruar Europianin “Gjermani 2024”.
Kalendari i ndeshjeve:
Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024
Ndeshja 2 – 8-10 Shtator 2024
Ndeshja 3 – 10-12 Tetor 2024
Ndeshja 4 – 13-15 Tetor 2024
Ndeshja 5 – 14-16 Nëntor 2024
Ndeshja 6 – 17-19 Nëntor 2024