Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme ndaj Kukësit, nën kushte te vështira atmosferike.
Në pjesën e dytë të takimit, reshje të dendura shiu pushuan fushën dhe temperaturat ranë ndjeshëm. Këtë e konfirmoi edhe vetë trajneri Gvozdenovic pas ndeshjes.
Mësohet, se pas përfundimit të takimit, dy lojtarë kanë shfaqur probleme shëndetësore. Bëhet fjalë për mesfushorin e Skënderbeut, Randy Dumfour dhe mesfushorin e Kukësit, Kleandro Lleshi.
Të dy këta lojtarë, shfaqën probleme shëndetësore dhe u transportuan në spitalin e Korçës.