Monday, May 6, 2024

Starova: Kampionati po bëhet më interesant, Partizani vuan dëmtimet

Lexo

Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për kampionatin shqiptar, ku tha se është bërë interesant.

Starova u ndal te Partizani, ku tha se ka pasur dëmtime të shumta dhe kjo ndikon në rezultate.

Nga java në javë, kampionati bëhet më interesant. Vllaznia po i bën presion Partizanit për vendin e dytë. Dinamo i bën presion Tiranës dhe Laçi e Skënderbeu i bëjnë presion Dinamos. Kur ka luftë në të gjitha drejtimet, bëhet interesante. Kemi qenë në pritje që Partizani të shfrytëzojë burimet e veta. Lojtarët nuk i ka në formën maksimale.

E vetmja skuadër që ka pasur probleme të shumta dëmtimesh. Ka dy ekipe. Të vazhdojë me ritëm të ulët, të përmirësojë të metat, lidhur me rastet e shumta dhe oshilacionet e disa defekte individuale.

Ndaj Dinamos, u duk në ndeshje sikur Partizani do e kalonte me lehtësi. Pjesa e parë ishte e shkëlqyer.

Fikja është diçka që i ndodh të gjitha skuadrave. I duhet pak më tepër kohë. E prisnim që Partizani të korrigjonte këto të meta.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img