Monday, December 23, 2024

Emiliano Çela nuk ia del! Pamundësia për të shpëtuar Kukësin, e detyron të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës

Lexo

Erdhi nnë drejtim të verilindorëve me mission për të shpëtuar Kukësin nga rënia e Superiores, por edhe pse punoi mjaft mirë me skuadrën, rezultatet flasin të kundërtën. Ndaj, duke e parë të pamundur shpresën për ta mbajtur Kukësin në Superiores, duket se e kanë detyruar të japë dorëheqjen. Vendimin për largimin nga detyra e trajnerit, Çela, e ka publikuar në rrjetët sociale:

“Pershendetje: Sapo mbylla sot nje aventure shume te shkurter me FK Kukesi. Duke qen ne dijeni per momentin e veshtir qe ndodhej ky klub mendoja dhe shpresoja qe mund te ndryshoja dicka.Perpos asaj qe tgjithe e kemi pare por dhe faktor te tjere ndikuan qe maksimumi i tgjitheve neve tmos mjaftonte.Falenderoj stafin lojtaret tifozat dhe qytetaret kuksian per mikpritjen perkrahjen dhe mbeshtetjen.Shpresoj ta kalojne sa me shpejt kete situate te veshtir dhe te rikthehen serisht faktor ne eliten e futbollit shqiptar ashtu sic e kan ber keto 12 vitet e fundit”. 

Konfirmimin për largimin e Emiliano Çelës nga drejtimi i verilindorëve e konfirmon zyrtarisht edhe FK Kukësi përmes njoftimit në fjalë.

Njoftim:

Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga ekipi!

Mbas një bashkëbisedimi me stafin drejtues, dorëheqja iu pranua.

E falenderojmë Emiljano Celën dhe i urojmë shumë suksese në karrierën e tij!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img