Thursday, November 28, 2024

Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave do të analizojnë ndeshjet & lojtarët me teknologjinë e avancuar

Lexo

Zhvillimi i ekipeve kombëtare të moshave është një nga prioritetet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe fitoret që arrihen në fushë vijnë edhe si pasojë e punës përgatitore që bëhet më lojtarët gjatë grumbullimeve.

Për këtë arsye është zhvilluar pranë ambienteve të “Shtëpisë së Futbollit” një takim me të gjithë video-analistët dhe trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Në këtë takim ishte prezent dhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea si edhe përgjegjësi i sektorit të video-analizës në FSHF, Alarico Rossi.

Ky takim ishte shumë konstruktiv për krijimin e një marrëdhënieje më të mirë pune në nivel teknologjik brenda stafeve kuqezi.

Në veçanti u diskutua se si mund të punohet në përgatitjen e grumbullimeve të ekipeve Kombëtare me video të personalizuara nga stafi për lojtarët. Sot teknologjia të jep mundësinë të kesh shumë zgjidhje në nivel teknologjik, veçanërisht për të njohur futbollistët e rinj me elementet e gjeneratave të fundit.

U diskutua se si të punohet me platformën Hudl, që të mundëson të analizosh dhe mbi të gjitha të ndash punën e ekipeve kombëtare përmes shumë pajisjeve. Takimi ishte gjithashtu një mënyrë për të rritur bashkëpunimin midis trajnerëve dhe analistëve, duke qenë se u diskutuan edhe tematika që lidhen me fluksin e punës para dhe gjatë grumbullimeve.

Sakaq, objektivi kryesor i këtij takimi është të fillojë rritja profesionale e trajnerëve dhe stafit të ekipeve Kombëtare të moshave për t’iu afruar gjithnjë e më shumë modelit të punës së stafit profesional të nivelit më të lartë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img