Monday, December 23, 2024

(Video) Vllaznia-Kristi Qarri, portjeri që ka pësuar më pak në Superiore, por “gardiani” kuqeblu e ndan meritën me shokët e skuadrës. Entuziast për kualifikim ndaj Erzenit në çerekfinalen e Kupës dhe fitimin e trofeut

Lexo

Ka disa vite që është pjesë e Vllaznisë, që nga futbolli i moshave dhe deri në skuadrën e parë, ku për dy-tre sezone ka qënë në cilësinë e zëvendësuesit, por hera herës edhe si titullar. Ndërkohë, sezoni i sivjetëm 2023-2024, stafi teknik i ka besuar postin e titullarit. Me një punë përkushtuese në proçesin stërvitor me trajnerin e portjerëve Ideal Lekiqi, Qarri ka ardhur duke e rritur nga ndeshja në ndeshje nivelin e tij, duke kontribuar në arritjen e rezultateve pozitive të skuadrës kuqeblu.

Në prononcimin e dhënë një ditë para ndeshjes me Erzenin për Kupën e Shqipërisë, Qarri fillimisht ka folur për fitoren ndaj Egnatias në kampionat, për të cilën tha se Vllaznia e meritoi fitoren.

Statistikat e evidentojnë Kristi Qarrin si portjerin që ka pësuar më pak gola në kategorinë Abissnet Superiore. Megjithatë, suksesin e ruajtjes së portës, “gardiani” kuqeblu e ndan me kolegët e skuadrës duke i dhënë meritën gjithësecilit, që nga mbrojtja në sulm.

Ndërkohë, duke folur për ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, portjeri Qarri, atë me Erzenin që do të luhet mesditën e së mërkurës në stadiumin “Arena Egnatia” duke nisur nga ora 13:30, Qarri vlerëson forcën e shijakasve në shtëpi, por është optimist për kualifikim duke shkuar edhe më tej me deklarimin e objektivit të fitimit të trofeut.

(Video) Prononcimi i portjerit të Vllaznisë, Kristi Qarri, në pragndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, Erzeni-Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img