Penalltia e Zalewskit është vendimtare pas gabimeve të Lukaku, Hancko dhe Jahanbakhsh.
Roma siguroi një vend në 16-shen e Europa League duke mposhtur Feyenoord pas gjuajtjeve të penalltive. Në Olimpico, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e pare, histotia përsëritet, një tjetër barazim 1-1. Gimenez shënoi menjëherë pas më pak se pesë minutash, më pas Pellegrini barazoi në minutën e 15-të me një magji nga distanca. Pas 120′ lojë duhen penallti: vendimtare janë dy pritje të Svilar dhe gjuajtja e fundit e Zaleëskit pas gabimeve të Lukaku, Hancko dhe Jahanbakhsh.
Kështu, skuadra e De Rossit mundi Feyenoord 5-3 me penallti dhe siguroi vendin në raundin e 16-shes. Në Olimpico në pjesën e parë, një ndeshje e ngushtë dhe nga një gol për secilën skuadër. Pas një pjese të dytë të ngadaltë dhe disa protestave të verdhekuqve për një faull ndaj El Shaarawy në zonë, çojnë fillimisht në kohën shtesë dhe më pas në penallti, aty ku u vendos fituesi.