Thursday, November 28, 2024

(Video) Basketboll Femra-Vllaznia vazhdon serinë e rezultateve pozitive, mund Studentin, 66-57. Java e 15-të e Kampionatit Kombëtar

Lexo

Vllaznia-Studenti   66-57(13-5, 13-22, 26-11, 14-19)

Vllaznia dhe Studenti në basketboll për femra janë përballur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, në kuadrin e javës së 15-të të Kampionatit Kombëtar të basketbollit për femra, ndeshje e cila u përcoll në një transmetim të drejtpërdrejtë nga Veriu Sport.

Një ndeshje që në fakt u shoqërua me luhatje të skuadrave përkatëse nga perioda në periodë. Me Vllazninë që udhëheq e para në përiodën e parë me shifrat 13 me 5, kundrapërgjigjet Studenti në të dytën që jo vetëm e fiton 13-22, por shkon në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve në avantazh 26-27.

Ndonëse për disa minuta të periodës së tretë, Studenti është në kryesim, ndërhyrja me pushimin e kërkuar nga ana e trajnerit Bledar Gjeçaj, kthen lojën në favor të Vllaznisë, e cila e mbyll periodën e tretë në avantazh 26-11, duke marrë avantazhin pas tre periodave 52-38.

Perioda e katërt flet më mirë për mikeshat nga Tirana të Studentit, që nën drejtimin e trajneres, ish basketbollistes së Vllaznisë, Fjorentina Mitku, fiton periodën e katërt 14-19, por pa mundur të frenojë fitoren e merituar të Vllaznisë me rezultatin e përgjithshëm, 66-57.

Fitore kjo që vazhdon ta mbajë Vllazninë e basketbollit për femra mes katër më të mirave të fazës Play Off së bashku me Tiranën, Flamurtarin dhe Partizanin që mbajnë tre vendet e para të renditjes. Ndërkohë, pas Vllaznisë, nga vendi i pestë në të tetin, renditen Teuta, Studenti, Elbasani dhe Barleti.

(Video) Vllaznia-Studenti 66-57. K. K i basketbollit femra, java e 15-të. Transmetim i Veriu Sport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img