Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, në emisionin “Skaner” në MCN TV, analizoi ecurinë e Egnatias në kampionat.
Sipas tij, rrogozhinasit janë një skuadër stabile, por nëse nuk do kishin oshilacione rivalët, do flitej ndryshe.
Egnatia më pëlqen si skuadër. Është më stabile si skuadër. Por, ka katër ndeshje pa fitore. Nëse nuk do kishin oshilacione rivalët, do flisnim ndryshe tani. Egnatia është skuadra më stabile, luan bukur. Ka një skuadër me shumë stabilitet. Egnatia luajti me dëshirë të madhe për të fituar ndeshjen ndaj Teutës.
Nëse nuk do ishte kjo skemë, Tirana nuk do i kishte shitur lojtarët në merkaton e dimrit. Do i mbanin, sepse iu duheshin në kampionat. Mund të shisnin një, por jo të katërt.