Monday, November 25, 2024

Koordinatori i qeverisë për sportin, Fidel Ylli premton faljen e borxheve të KF Vllaznia

Lexo

Ndërkohë që futbolli shqiptar vazhdon të jetë në bojkot për të shtaten javë me radhë duke pritur zgjidhjen e kërkesave drejtuar qeverisë shqiptare, një lajm i mirë vjen për Klubin e Futbollit Vllaznia. Bëhet fjalë për borxhet që klubi kuqeblu ka si detyrim me drejtorinë e Tatim Taksave në Shkodër, shumë kjo e akumuluar në vite nga detyrimet që ka pasur klubi nmë lidhjje me kontratat e futbollistëve kuqeblu. Lajmi në fjalë është bërë publik gjatë emisionit Sport Show në TV1 Channel drejtuar nga gazetarja Silvi Kastrati gjatë një lidhjeje direkte me Skype me deputetin socialist Fidel Ylli.

Ky i fundit është i ngarkuar nga qeveria shqiptare dhe personalisht kryeministri Edi Rama për të negociuar me Ligen Profesioniste organizuese e bojkotit të kampionatit. Teksa Ylli spjegonte situaten në fjalë për ngërçin që ka pushtuar marrëdhëniet mes FSHF-së dhe Liges Profesioniste, specialist i futbollit Kujtim Shaba i ftuar në panel i ka vënë në dukje përfaqësuesit të qeverisë se që në kohën kur ai drejtonte klubin e kuqeblu, KF Vllaznia ka qënë i vetmi që ka deklaruar me transparence rrogat dhe kontratat me futbollistët në shtet ndërkohë që klubet e tjera kanë operuar ndryshe duke deklaruar shuma të tjera minimale ndërsa paguheshim me shifra të mëdha.

Për këtë, Shaba i ka kërkuar deputetit Ylli të negociojë me qeverinë për t’i falur borxhet e Tatim Taksave klubit Vllaznia. Befasuese për panelin në studio por edhe për komunitetin e gjërë shkodranë e më gjërë që ndiqnin drejtpërdrejt emisionin ka qënë përgjigja e pozitive e përfaqësuesit të qeverisë.

“Ju jap fjalën që do t’ia heqim të gjithë detyrimet që Vllaznia ka në Tatim-Taksa. Ky është minimimu që mund të bëjmë për sportin e atij qyteti. Për Shkodrën e mrekullueshme dhe unë personalisht e kam patur ëndërr të bëj ndeshje në atë pallat sporti ku më dukej vetja se po ndeshesha me demat dhe kur fitoja me Ali Amzën, fitoja me Mond Çupin dhe gjithë pallati i sportit më duartrokiste. Unë Shkodrën e dua me shpirt dhe dua që sporti i Shkodrës të shkojë në atë nivel që ka qenë. Nuk e shoh dot Shkodrën në këtë gjendje të mjeruar dhe jo vetëm të futbollit, por në të gjithë ato sporte të mrekullueshme. Por duhet të ndryshojnë gjërat. Ne do ta bëjmë ligjin e sponsorizmit por klubet duhet të privatizohen”, është shprehur Ylli. Deklaratë kjo publike që është mirëpritur nga ish futbollisti Shaba i cili i ka kërkuar deputetit ta mbajë këtë premtim publik. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe shumë sportdashës kuqeblu, të cilët   në rrjetet sociale i kanë kërkuar zotit Ylli që premtimi në fjalë për faljen e borxheve të KF Vllaznia ta bëjë realitet.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img