Monday, January 19, 2026

Derbi italian në Europa League, Gjimshiti sfidon Liverpulin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Sapo është hedhur shorti i çerekfinaleve të Europa League dhe goglat kanë dhuruar përballje shumë interesante. Milani do të sfidojë Romën për një vend në gjysmëfinale, ndërsa Atalanta e Gjimshitit do të luajë kundër Liverpulit. Leverkuseni do të përballet me Ëest Ham, ndërsa Benfika do të luajë kundër Marsejës.

Janë përcaktuar edhe gjysmëfinalet e mundshme të Europa League dhe është zbardhur rruga deri në finale e madhe të Dublinit.

Fituesi i takimit Milan-Roma do të ndeshet me fituesin e sfidës Leverkusen-West Ham. Fituesi i përballjes Liverpool-Atalanta do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e takimit Benfica-Marseille.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në 11 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit në 18 prill. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen në 2 maj, ndërsa ndeshjet e kthimit në 9 maj. Finalja e madhe e Europa league do të luhet në 22 maj Dublin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Tirana ndalet sërish, Adeloje shpëton Vorën në minutat e fundit

Vora-Tirana 1-1(Adeloje 81/Ndong 51) Vora:Harizaj,Zuna,Repaj,Shehi,Vrapi,Tabaku(Daka 65),Dalipi(Adeloje 74),Barjamaj,Bardhi(Kasalla 65),Ruzgis(Felipe 65),Geci(Prenga 74) Trajner:Eldiano Topi Tirana:Tafas,Vera,Lleshi,Kortes,Ndong,Myslovic,Silva,Alvarez,Tabeku,Ernest,Xhixha(Haxhiu 69) Trajner:Ardian Nuhiu Gjyqtarë:Dorjan Maletaj(Tropojë),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Jetmir Podgorica(Shkodër),Klodian Prenga(Laç) Var:Indrit...
- Advertisement -spot_img