Pasditja e së premtes ka qënë e suksesshme për volejbollin shkodran. Në ballafaqimet e dy ekipeve të Superligës për femra dhe meshkuj nga ekipeve të Teutës së Durrësit, kuqeblutë kanë dalë fitues.
Të parat ishin femrat kuqeblu që likujduan homologet e tyre durrsake duke i mundur me rezultatin 3 me 0, ndërkohë që menjëherë pas tyre ka ardhur edhe fitorja e meshkujve me rezultatin 3 me 1.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja e nis mjaft mirë ndeshjen, teksa seti i parë fitohet me lehtësi duke fiksuar shifrat, Vllaznia 25 dhe Teuta 14. Me këtë avantazh të setit të parë u krijua përshtypja e një fitoreje të lehtë nga skuadra kuqeblu. Por, regimi i skuadrës mike në setin e dytë duke e fituar atë me shifrat 17-25 bën që rezultati të barazohet me sete 1 me 1.
Megjithatë, entuziasmi i Teutës i drejtuar nga trajneri Mirion Vllamasi nuk zgjat shumë sepse kuqeblutë e udhëhequr nga kapiteni me përvojë Nikolin Qafarena rimarrin frenat e lojës në dorë duke fituar me lehtësi setin e tretë me shifrat 25 me 21.
2 me 1 për Vllazninë, e cila duke vijuarme të njëjtin ritëm fion me lehtësi edhe setin e katërt me shifrat 25 me 13 fiton të gjithë ndeshjen me mritë me rezultatin 3 me 1.
Fitore kjo shumë e rëndësishme, sepse vijon ta mbajë skuadrën kuqeblu brenda objektivave të renditjes në zonën finale Play Off.