Monday, January 19, 2026

Abisnet Superiore-Nis sot faza e katërt me tre duelet e para të javës së 28-të Erzeni-Laçi, Teuta-Partizani, Skënderbeu-Egnatia

Lexo

- Reklamë -spot_img

Abisnet Superiore do të luajë ditën e sotme 3 ndeshje mjaft spektakolare,që janë të vlefshme për javën e 28-të të kampionatit. Në këtë mënyrë nis zyrtarisht dhe faza e katërt e Superiorës,teksa do të luhet në dy orare të ndryshme në Rrogozhinë, Durrës dhe Korçë.

Gjithçka do të ngre siparin me duelin mes Erzenit dhe Laçit,sfidë që do të luhet në “Egnatia Arena” në orën 14:00. Një duel për mbijetesën mes dy ekipeve,me shijakasit që kërkojnë 3 pikët për tju larguar fundit të klasifikimit,ndërsa kurbinasit për të lënë pas “Play-Out”.

Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet paralelisht në Durrës dhe Korçë. Në “Niko Dovana” do të sfidohen Teuta dhe Partizani. Vendasit luajnë gjithçka për mbijetesën,ndërsa nga krahu tjetër te demat nuk lejohen hapa fals,pasi do të rrezikonin që të largoheshin akoma më shumë nga 2 vendet e para në klasifikim.

Interesante do të jetë edhe sfida mes Skënderbeut dhe Egnatias që do të luhet në Korçë. Korçarët tentojnë vetëm 3 pikët për të blinduar vendin e tyre në “Final-Four”,teksa nga krhau tjetër rrogozhinasit kërkojnë rikthimin te fitorja,e cila iu mungon prej 5 javësh dhe në rast një rezultati negative rrezikojnë të humbasin vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

Java e 28-të e Superiores

Sot

Erzeni-Laçi(14:00)

Teuta-Partizani(17:00)

Skënderbeu-Egnatia(17:00)

Nesër

Kukësi-Vllaznia(14:00)

Tira-Dinamo(17:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img