Tuesday, October 28, 2025

Gvozdenovic: “Sot treguam që jemi skuadër e fortë. Kemi dëshirën e madhe për të fituar çdo ndeshje”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Skënderbeu ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt pjesëmarrjes në “Final Four” teksa ka mundur 2-0 Egnatian. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur. Çunat i meritojnë të gjitha. Sot ishte një ndeshje e bukur dhe dominuam. Kishim ekuilibër në fazën e mbrojtjes. Dinim si të menaxhonim situatën dhe të mbronim rezultatin. 3 pikët ishin shumë të rëndësishme për ne sot.

Epërsia e Egnatias në pjesën e dytë? Pjesa e parë ishte shumë e mirë për ne. Pas 2-0 po mendonim të rrinim pak mbrapa dhe provuam kundërsulme. Nga fillimi i pjesës së dytë, Egnatia ishte pak më mirë në 10-15 minuta pasi goditën edhe shtyllën. Po të shkonte 2-1 për Egnatian, nuk e dinim si do shkonte. Por fati është pjesë e lojës. Egnatia është skuadër e mirë, në vendin e parë dhe ka cilësi. Por sot treguam që jemi skuadër e fortë dhe me ekuilibër dhe e shpejtë në tranzicione. Kemi dëshirën e madhe për të fituar çdo ndeshje.

Si e ke studiuar Egnatian që i ke marrë pikët maksimale? Kemi edhe ndeshje që s’kemi shkuar mirë, si me Vllazninë kemi 0 pikë në 3 ndeshje. Me Egnatian e kundërta, por nuk di se çfarë mund të them.

A mendon se Skënderbeu ka kapacitetin për të ruajtur vendin e katërt? Kemi cilësi dhe kapacitet. Kemi dhe shumë dëshirë për të luftuar dhe provuar për të qëndruar në vendin e katërt. Tirana dhe Dinamo janë shumë afër, por ne kemi besimin shumë të madh. Do vazhdojmë të luftojmë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Egnatia fiton në shtëpi me Teutën, që pëson humbjen e parë në këtë kampionat

Egnatia-Teuta 1-0(Albanese 43’) Egnatia:Dajsinani,Ndreca,Xhemajli,Sota,Fangaj, Ruçi,Fernando,Kryeziu,Albanese,Buriç,Selmani Trajner:Edlir Tetova Teuta:Selmani,Përgjoni,Jazxhi,Maçolli,Vidal,Boçi,Uotlai,Toli,Arifi,Fadairo,Gomes Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Kreshnik Cjapi(Fier),Denis Rexha(Tiranë),Emigers Ganxhi,Erjon Bylykbashi(Elbasan) Var:Emanuela Rusta(Elbasan) Avar:Adrian Beqiraj(Tiranë) Delegat:Alban Tafaj(Tiranë) Vëzhgues:Kridens...
- Advertisement -spot_img