Dueli i sotëm mes Kukësit dhe Vllanzisë, takim që nis në orën 14:00 në stadiumin “Kukës Arena” i është besuar një arbitri ndërkombëtar. Ai është gjyqtari i kolegjumit të arbitrave të Tiranës, Juxhin Xhaja.
Në krahë të kryesorit Xhaja, Sektori i Arbitrimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur anësortët, Arber Zalla dhe Xhulio Mani duke formuar kështu një treshe tiranase që do të vendosë drejtësi në një takim shumë të rëndësishëm, ku luhet në dy ekstreme, vendasit për mbijetese dhe Vllaznia për titull.
Arbitrër i katërt do të jetë Orlando Kuka , ndërsa në sistemin VAR dhe AVAR janë caktuar Dorjan Maletaj dhe Albert Doda. Vëzhgues dhe delegate të FSHF-së janë Ervis Peza dhe Genc Misha.
Fatos LAMAJ