Trajneri Nevil Dede, e konsideron Superioren, si një kampionat surprizues.
Duke analizuar në “Skaner”, ecurinë e skuadrave në tre fazat e para, Dede deklaroi se Vllaznia ka ecur me hap kampioni në fazën e tretë.
Në memorjen time, mesatarja e ecurisë së kampionit, ka qenë 19 pikë për fazë. Me 23 pikë në fazën e tretë, Vllaznia është me hap kampioni. Mos harrojmë që tek Egnatia e kanë pranuar rotacionin e shpeshtë, që ka ndodhur në fazën e tretë.
Partizani me gjithë problemet që ka pasur, mund të bënte më mirë, por ka pasur shumë dëmtime, mos harrojmë. Kanë pasur vetëm një treshe në mesfushë dhe të tjerët kanë munguar. Duhet të mësohemi, kampionati jonë është surprizues. Nuk ka rezultate konstante nga një skuadër në kampionat, siç ishte rasti i Kukësit, që mposhti sot Vllazninë.