Trajneri Ardi Behari, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për ecurinë e skuadrave të Superiores, në tre fazat e para.
Sipas tij, ndryshimi te Vllaznia dhe emërimi i trajnerit Qatip Osmani, ka ndikuar për mirë.
Sa i përket tre fazave, Teuta dhe Dinamo, në dy fazat e fundit kanë rritje të dukshme. Në ecurinë e skuadrave, ka vendosur mungesa e stabilitetit, nga njëra ndeshje në tjetrën. Rol të rëndësishëm kanë pasur edhe ndryshimet e trajnerëve në ekipe. Ndryshimet kanë reflektuar diku për mirë dhe pastaj janë rikthyer te rezultatet e zakonshme. Diku kanë ndikuar për keq.
Vllaznia është e dukshme, që ka bërë mirë me trajnerin Osmani. Ky është rasti ku ndryshimi i trajnerit ka ndikuar për mirë në skuadër. Skënderbeu ka ecuri konstante. Në fazën e tretë kanë luajtur shumë mirë. Në krahasim me kampionatin e kalur, luhatjet këtë sezon janë më të mëdha.