Momenti kur Anglia zyrtarizoi fanellën e re u pasua nga shumë polemika për shkak të ndryshimeve të bëra në kryqin e Shën Gjergjit. Sot u mësua se zyrtari i Federatës së Futbollit, i cili ka aprovuar idenë e “Nike”, ka shkëputur mërrëdhëniet e punës me organin në fjalë pasi ka pranuar një detyrë të re.
Sipas tabloidëve në ishull Navin Singh nuk është më shefi i shitjeve në Federatën e Futbollit, por mbulon po këtë post në turneun e regbisë të njohur si “Gjashtë Kombet” (marrin pjesë Anglia, Franca, Irlanda, Skocia, Uellsi dhe Italia).
Fanella e re e Anglisë, e cila kushton plot 125 stërlina, “debutoi” mbrëmë në miqsoren përballë Brazilit.
“Kur vjen puna tek flamuri ynë, nuk duhet që të bëjmë gabime pasi është burim krenarie dhe identiteti. Ai është perfekt ashtu siç është”, tha sot kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.