Tuesday, November 26, 2024

Mbyllet në barazim, 0 me 0, pjesa e parë e miqësores, Suedi-Shqipëri.

Lexo

Suedia: Olsen, Krafth, Lindelof (C), Augustinsson, Isak, Forsberg, Starfelt, Gustafson, Kulusevski, Nilsson, Olsson

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Gjimshiti (C), Balliu, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Broja. Trajner: Silvynjo

Një 45 minutësh  i mbushur me raste në të dyja portat respektive. Në ndryshim nga takimi i mëparshëm miqësor zhvilluar me Kilin në Itali, ndeshja e sotme është krejt tjetër për kombëtaren tonë.

Për t’u theksuar është forma shumë e mirë e Armando Brojës, të cilin trajneri Silvinjo e ka aktivizuar nga minuta e parë. Futbollisti me origjinë nga Bajza e Malësisë së Madhe ushtroi presion në portën suedeze, ku në një rast depërtimi i tij u pengua brenda zonës me një rast të dyshimtë për penallti, ndërkohë që në rastin tjetër goli i shënuar prej tij u anolua për pozicion jashtë loje.

Po ashtu, në formë të mirë sportive janë edhe Nedim Bajrami, Qazim Laçi, Ramadani, Asani, Kristian Asllani, të cilët kanë kërcënuar portën suedeze. Ndërkohë, nga ana tjetër, kombëtarja e Suedisë ka pasur edhe ajo rastet e veta, mes të cilave njëri prej tyre është penguar nga shtylla pingule, ndërkohë që rastet e tjera janë frenuar nga portjeri Foto Strakosha në një formë shumë të mirë sportive në ndeshjen e sotme.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img