Friday, November 22, 2024

Euro 2024. Sot, caktohen tre finalistet e fundit përmes dueleve: Uells-Poloni, Ukrainë-Islandë, Gjeorgji-Greqi

Lexo

Uells-Poloni, Ukrainë-Islandë dhe Gjeorgji-Greqi do të jenë tre finalet e Ligës së Kombeve, të cilat do të vlejnë një vend në finalet e Europianit, i cili do të zhvillohet në Gjermani duke nisur nga 14 qershori.

Rrugëtimi i Grupit A ofron një përballje të fortë, mes Uellsit dhe Polonisë. Takimi do të mbahet në Kardif. Uellsi vjen në këtë ndeshje pasi eliminoi në gjysëmfinale Finlandën, ndërkohë që polakët mundën 5-1 Estoninë. Fituesja e këtij çifti është shortuar në Grupin D ku e presin skuadra si Holanda, Austria dhe Franca.

Rrugëtimi i Grupit B shikon në finale Ukrainën dhe Islandën. Ukraina eliminoi në mënyrë dramatike Bosnjën në Sarajevë, duke përmbushur shifrat vetëm në 5 minuta e fundit dhe sot matëforcat me Islandën. Nga ana e tyre islandezët eliminuan Izraelin në gjysëmfinale. Ndeshja do të luhet në Poloni, për shkak të situatës në Ukrainë. Me interes presin edhe Belgjika, Sllovakia dhe Rumania, për të mësuar kundërshtarin që do të kenë përballë në Grupin E, ku do të bashkohet fituesja e ndeshjes Ukrainë-Islandë.

Rrugëtimi i Grupit C do të vendoset në Tbilisin, ku Gjeorgjia sfidon Greqinë. Helenët mundën 5-0 Kazakistanin në ndeshjen e së enjtes, ndërsa Gjeorgjia kaloi 2-0 përballë Luksemburgut. Skuadra që do të triumfojë mes Greqisë dhe Gjeorgjisë do të luajë në Europian me Portugalinë, Çekinë dhe Turqinë në Grupin F.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img