Friday, November 22, 2024

Moviola e Egnatia-Vllaznia/ VAR-i ndihmë Jorgjit, por mungon një 11-metërsh

Lexo

Në takimin e parë gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Vllaznisë, kryesor i takimit ishte Enea Jorgji. Kjo sfidë pati dy kartonë të kuq dhe një rast ku pretendohej penallti për vendësit.

35′ Milosh Stojanoviç ndërhyn ndaj Arbin Zejnullait dhe ky i fundit rrëzohet në fushë. Jorgji vijon lojën, por ka protesta nga rrogozhinasit. Kryesori thirret nga salla e VAR-it dhe shkon të rishikojë pamjet dhe pas kësaj ndëshkon me karton të kuq Stojanoviçin.

72’ Fernando kroson nga këndorja dhe Dylis rrëzohet në zonë. Topi shkon te Malota që e ul dhe godet, por topi devijohet nga portieri. Egnatia kërkon penallti pasi Dylis është shtyrë nga mbrapa prej Krymit. Nga pamjet shihen duart e mesfushorit që shtyjnë nga mbrapa lojtarin e Egnatias. Mungon një penallti për vendësit.

78’ Esin Hakaj ndërhyn ashpër ndaj Fangajt, duke e shkelur. Jorgji që ndodhet aty pranë, ndalon lojën me faull dhe akordon karton të kuq për mbrojtësin e Vllaznisë. Nga pamjet shihet se ndërhyrja është tepër e rrezikshme dhe kartoni i kuq është i saktë.

Panorama Sport

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img