Sunday, November 24, 2024

Peshëngritja shqiptare rrezikon Olimpiadën

Lexo

Peshëngritja shqiptare nuk ia ka dalë të kualifikohet me normë për në Olimpiadën “Paris 2024” dhe tanimë shpresa e fundit mbetet ftesa. Në fakt, përpjekja e fundit e shtangës kuqezi ka qenë ajo e së enjtes në Puket të Tajlandës, atje ku po zhvillohet edhe Kampionati Botëror i Peshëngritjes për Të Rritur, ku Shqipëria u përfaqësua me një sportist të vetëm, Briken Caljen.

Ai ka zgjedhur të garojë në Baterinë B të kategorisë së peshës trupore deri në 73 kg, atje ku renditur i pari. Në stilin e shkëputjes, peshëngritësi i njohur është i saktë në të tri provat e tij teksa e ka nisur me 145 kg, duke e ngritur atë me sukses, për të vijuar më pas me 150 kg në provën e dytë, që gjithashtu e ka ngritur me sukses, ashtu siç ka ndodhur edhe në provën e 3-të, me 152 kg.

Duhet theksuar se kjo ishte hera e parë që Botërori i 2021-shit, ku ai u rendit i dyti, që Briken Calja i ngre me sukses të 3 provat në këtë stil. Ndërkaq, në shtytje ai është rezultativ në provën e tij të parë me 181 kg, por ka vijuar të dështojë në dy provat e tjera, me 185 kg. E për rrjedhojë, me 333 kg, ai është renditur i pari në dyjgarësh në Baterinë B.

Ndërkaq, me zhvillimin e baterisë A më vonë, Calja është renditur i 10-ti në dygarësh, por ka qenë 4 kg më poshtë normës olimpike që do ta çonte automatikisht për në Lojërat Olimpike të kësaj vere, teksa është i 13-ti në listë. Tanimë gjithçka mbetet në dorë të të të ashtuquajturave “ftesave universale” që aplikon Federata Botërore e peshëngritjes për Olimpiadën, aty ku janë në dispozicion 3 ftesa për femra dhe 3 për meshkuj, ndërsa janë dorëzuar 32 aplikime.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img