Ditën e sotme do të luhen edhe pesë ndeshje të grupit A të Kategorisë së Dytë të vlefshme për javën e 18-të. Sfida mjaft interesante, ku në lojë është çdo vend në tabelë, nga kreu deri te mbijetesa.
Ndeshja që ka tërhequr vemendjen më të madhe të këtij grupi është ajo që do të luhet në stadiumin “Besëlidhja, ku skuadra vendase kryesuese e kampionatit pret Tërbunin e vendit të katërt. Një sfidë, e cila pritet të ketë një numër rekord tifozësh në shkallët e stadiumit “Besëlidhja”.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, Murlani do të presë në shtëpi skuadrën e Adriatikut, ndërsa edhe Velkeçiku pret në shtëpi Sopotin. Gramshi udhëton në transfertë për tu përballur me Naftëtarin. Në krahun tjetër, Albanët e vendit të fundit do të luajnë kundër Valbonës që renditet e dyta me 3 pikë më pak sesa lezhjanët. Këtë javë skuadra e Ilirisë është pushim.
Ndeshjet e javës së 18-të të Kategorisë së Dytë
Murlani-Adriatiku(15:00)
Veleçiku-Sopoti(15:00)
Besëlidhja-Tërbuni(15:00)
Albanët-Valbona(15:00)
Naftëtari-Gramshi(15:00)
Fatos LAMAJ