Thursday, May 30, 2024

EURO “Zvicër 2025”/ Shqipëria shënon e para me anë të Luçie Gjinit, por, Luksemburgu përmbys me dy gola dhe fiton 2-1

Lexo

Luksemburg-Shqipëri  2-1(Shënues: Charlotte Schmit 68’,  Amy Thompson 88’ /Luçije Gjini 43’)

Formacioni i Shqipërisë: Viona Rexhepi, Sara Maliqi, Arbiona Bajraktari, Arbenita Curraj, Luçije Gjini, Qëndresa Krasniqi, Megi Doçi (C), Ezmiralda Franja, Alma Hila, Fortesa Berisha, Gresa Berisha. Trajner: Armir Grima

Shqipëria e vajzave e nisi me humbje edicionin e ri kualifikues të vlefshëm për Kampionatin Europian “Zvicër 2025”. Skuadra kuqezi u mposht në transfertë nga Luksemburgu me rezultatin 2-1.

Trajneri Armir Grima e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen nga Luksemburgut: Viona Rexhepi, Sara Maliqi, Arbiona Bajraktari, Arbenita Curraj, Luçije Gjini, Qëndresa Krasniqi, Megi Doçi (C), Ezmiralda Franja, Alma Hila, Fortesa Berisha, Gresa Berisha.

Në stadiumin “Émile Mayrisch”, minutat e para të takimit ishin të barabarta. Rasti i parë i  rrezikshëm u regjistrua nga ekipi i Luksemburgut në minutën e 15-të, teksa portierja Viona Rexhepi shpëtoi Shqipërinë nga goli.

Në minutën e 31-të, Shqipëria gjeti rrugën e rrjetës me kapitenen Megi Doçin por goli u anullua për pozicion të parregullt.

Në vijim Shqipëria ishte më kërkuese dhe ja doli mbanë të zhbllokonte rezultatin në minutën e 43-të me Luçije Gjinin. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0 për Shqipërinë.

Edhe fraksioni i dytë nisi më mirë për vajzat kuqezi, të cilat u hodhën në sulm në kërkim të golit të dytë. Në minutën e 51-të, Shqipëria humbi sërish një mundësi të mirë shënimi me Fortesa Berishën, por goditja me kokë përfundoi jashtë.

Trajneri Grima bën dy zëvendësimet e para në minutën e 58-të. Nga loja dalin Gresa Berisha e Fortesa Berisha dhe aktivizohen Mimoza Hamidi e Kristina Maksuti.

Luksemburgu barazoi ndeshjen në minutën e 68-të me Charlotte Schmit. Ndërsa në fundin e takimit realizuan edhe golin e dytë me Amy Thompson.

Kjo ishte ndeshja e parë kualifikuese në edicionin e ri, ndërsa më datë 9 prill, Shqipëria e vajzave do të luajë takimin e dytë kualifikues ndaj Estonisë në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja është planifikuar të luhet në ora 20:00, teksa dyert e stadiumit do të jenë të hapura për të gjithë tifozët, në mbështetje të vajzave.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img