Tuesday, November 26, 2024

Basania FC-Bulqiza, kryendeshja e javës së 12-të të Kategorisë së Tretë. Të dielën, ora, 15:00, në fushën sportive të Bushatit

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit për Kategorinë e Tretë të futbollit shqiptar luan këtë të dielë ndeshjen më të rëndësishme të javës së 12-të. Në fushën sportive të Bushatit, rezidenca e klubit futbollistik Basania FC, ditën e dielë, duke nisur nga ora 15:00, luhet kryendeshja, Basania FC-Bulqiza.

Për bushatasit e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani, rezultati i kësaj sfide është mjaft përcaktues për fatet e kualifikimit në kategorinë e dytë, pasi Basania kryesuese e grupit A me 23 pikë ka përballë Bulqizën e vendit të dytë që në klasifikim ka vetëm dy pikë më pak. Kështu që, një fitore e Basanias, e mban skuadrën bushatase në vendin e parë duke lënë pas një rival direkt.

Basania vjen në këtë ndeshje pas fitores shumë të rëndësishme që realizoi javën e kaluar në transfertë ndaj ekipit Prestige, edhe ai një ekip pretendent për kategorinë e dytë, por që humbja me Basanien e ka zbritur më poshtë në renditje me 19 pikë të grumbulluara. Ndërkohë, që për momentin, rivalët direkt të Basanias, përpor Bulqizës që është e dyta në renditje me 21 pikë, janë edhe Eagles dhe Arnisa, edhe ato me të njëjtin numër pikësh.

Nga sa bëhet e ditur, në aspektin sportiv, skuadra është përgatitur me shumë seriozitet dhe intensitet gjatë të gjithë javës me objektivin për të marrë vetëm fitore në këtë ndeshje. Ndërkohë, në aspektin organizativ, presidenti Ermir Shimaj, në bashkëpunim me tifozërinë vendase garantojnë një stadium plot në mbështetje të ekipit vendas për sigurimin e një fitoreje, e cila shton shanset e kalimit në kategorinë e dytë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img