Friday, May 3, 2024

Bajrami gol dhe asist, Kumbulla në fushë

Lexo

Mesfushori kuqezi ka shënuar golin e dytë për Sasuolon dhe ka asistuar në të parin në barazimin 2-2 me Salernitanën

Nedim Bajrami, asiston por dhe shënon për skuadrën e tij, Sasuolo, por që nuk shkon më shumë se një barazim 2-2 në transfertën me Salernitanën, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Serisë A. Nga këmbët e mesfushorit kuqezi lindi dhe goli i parë i sfidës, ai i Laurienté në minutën e 37-të. Më pas Bajrami përfitoi nga një gabim i Costil dhe Pirolës në minutën e 44-të për të dyfishuar epërsinë. Candreva shënoi me penallti në minutën e 52-të, Maggiore gjen golin e barazimit në minutën e 91-të dhe befason miqtë.

Bajrami, i cili e nisi ndeshjen që nga minuta e parë, luajti deri në minutën e 73-të, për tu zëvendësuar nga Henrique. Ndërkohë, në këtë ndeshje kishte minuta dhe për mbrojtësin Marash Kumbulla, i cili u aktivizua në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 69-të në vend të Erlic.

Përsa u përket statistikave, Nedim Bajrami shënoi gol dhe asistoi në të njëjtën ndeshje për herë të dytë në Serinë A, e para më 6 dhjetor 2021 për Empolin kundër Udineses.

Të dy golat e mesfushorit kuqezi në këtë kampionat kanë ardhur në ndeshje jashtë, i pari më 27 shtator në San Siro ndaj Interit. Futbollisti shqiptar me dy gola dhe dy asistime tashmë ka kaluar numrin e pjesëmarrjeve në gola të sezonit të kaluar me fanellat e Empoli dhe Sassuolo (dy gola, një pasim fitues).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img