Vllaznia-Skënderbeu 1-3(25-17, 19-25, 10-25, 21-25)
Ndonëse në pozita jo të barabarta, kur kemi parasysh një Skënderbe, më të mirin e volejbollit shqiptar për femra, Vllaznia ka arritur të jetë dinjitoze në të dy ballafaqimet e turit gjysmëfinal.
Pas ndeshjes së parë të luajtur në Korçë, sfida e së dielës luajtur të dielën në “Qazim Dervishi”, e cila u përcoll në një transmetimj të drejtpërdrejtë nga Veriu Sport, pati një fillim të shkëlqyer të Vllaznisë, ku setin e parë duhet thënë se volejbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajnerja Nora Deda dhuruan spektakël në fushën e lojës duke arritur ta fitojnë këtë set me rezultatin 25 me 17.
Edhe pse pati momente shumë të mira të setit të dytë, Vllaznia nuk arriti ta kurorëzojë me sukses këtë set, pasi përvoja korçare duke pasur në formacion volejbolliste të huaja plot nivel, bëri që Skënderbeu ta fitojë atë 19-25 duke barazuar setet në 1 me 1.
I treti pati një rënie pakkuptueshme nga Vllaznia, e cila e humb atë 10 me 25, por vajzat kuqeblu rikthehen bindshëm në setin e katërt me dëshirën dhe synimin për ta fituar atë dhe për ta çuar ndeshjen me set final.
Deri në pikën e 21-të, loja ishte krejt e barabartë, madje me mundësitë që Vllanzia ta fitonte këtë set, por fundi i setit i takon përsëëri Skënderbeut të drejtuar nga trajneri Orlando Koja, që duke e fituar atë 21-25 fiton të gjithë ndeshjen me sete 1-3 duke u kualifikuar në finalen e kampionatit, trofeun e të cilit do ta diskutojë me Tiranën, e cila u kualifikua duke eleminuar Partizanin.
Edhe pse nuk arriti të shkojë në finale, Vllaznia e volebollit femra, e ka realizuar objektivin e saj me kualifikimin në katër më të mirat e kampionatit.
(Video) Vllaznia-Skënderbeu, 1-3. Gjysmëfinalja e dytë e Kampionatit Kombëtar. Tranmsetim me koment nga Veriu Sport.