K.S Arnisa-Basania FC 1-2(Shënues: Olivera Monterioro 42’/Taulant Nikshiqi 57’, Soumah Aboubacar 81’)
KS Arnisa: Gjokola, Curvelo, Jimenez, Mezini, Murati, Frakulli, Monteiro Olivera, Lena, Vasiu, Prifti, Koçi.
Basania FC: Marku, Shema, Kola, Hoffmann, Shimaj, Mila, Nikshiqi, Zagani, Sauumah, Zefi, Silva(U aktivizuan: Drabeja, Leka). Trajner: Fatjon Hasanaj
Gjyqtar: O. Ferataj, O. Grabova, N. Rrapaj, G. Velçani, M. Merhori
Nëntori i vitit të kaluar regjistroi një datë historike për klubin më të ri futbollistik të rajonit të qarkut Shkodër, Basania FC. Skuadra që përfaqëson zonën e Bushatit të Bashkisë Vau Dejës, nisi konkurimin në Kategorinë e tretë të futbollit shqiptar si pjesë e grupi A.
Që në hapat e parë, presidenti i Basanias, Ermir Shimaj do të deklaronte hapur objektivin e kualifikimit shumë shpejt një kategori më lartë, dhë më pas me ambicje edhe për më lart.
Dhe, ja sot, skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasanaj, është zyrtarisht e kualifikuar në Kategorinë e Dytë. Një gjë të tillë Basania FC e ka arritur duke realizuar fitoren e sotme në transfertë me K.S Arnisa, duke e mundur atë me rezultatin 1 me 2. Dhe, në këtë mënyrë, si kreu i Grupit A dhe kampion i këtij grupi për sezonin futbollistik 2023-2024, Basania kualifikohet direkt në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar.
Referuar sfidës së luajtur pasditen e sotme në fushën sportive të Kavajës, pjesa e parë u fitua nga Arnisa me gol të shënuar nga Olivera Monterioro në minutën e 42-të. Ndërsa, në pjesën e dytë, janë bushatasit e drejtuar nga tekniku Hasanaj që shënojnë dy herë radhazi, fillimisht në minutën e 57-të me Taulant Nikshiqin që barazon rezultatin në 1 me 1, dhe më pas, në minutën 81-të vjen edhe goli i avantazhit për Basanian me autor Soumah Aboubacar.
Në këtë mënyrë, duke e fituar të gjithë ndeshjen me avantazhin 1 me 2, Basania mban kreun e grupit A, duke marrë “bileten” e luajtjes sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar.
Urime, Basania FC, urime presidentit Ermir Shimaj, urime futbollistëve me në krye trajnerin Fatjon Hasanaj, urime edhe të gjithë sportdashësve bushatas dhe më gjërë që mbështeten me plot dëshirë dhe optimizëm skuadrën e tyre të zemrës për këtë arritje historike, që padyshim në vazhdimësi, ambicjet janë për të ecur edhe më përpara drejt niveleve më të larta të futbollit shqiptar.
Gaspër MARKU