Emisioni radiofonik “60 minuta në fushën time” i gazetarit Ervin Baku shënoi sot episodin e 300-tw. Ervin Baku ndan emocionet e këtij rrugëtimi.
“Emisioni 300 është emision fantastik sepse përkon me ngjitjen e dinamos në volejboll për femra, dinamos së Ela Tases dhe Moza Ibrahimit në ligën e volejbollit për femra. Kam të ftuar Altin Martirin, që është trajneri dhe arkitekti që ngjiti dinamon në elitë.
Ky emision sportiv ka si synim jo vetëm të promovojë kampionët, por edhe të kujtoj sportistët që kanë bërë histori.
“Kam për mision të ftoj figura të shquara, kampionët e sportit shqiptar dhe atyre që kanë mbetur në pluhurin e harresës sepse ne për të harruar, harrojmë shpejtë. Kështu që brezi i sotëm duhet të mësojë se Shqipëria ka pasur dhe ka sportistë të nivelit shumë të lartë”, tha gazetari Ervin Baku.
Një gazetar që ka kaluar me herët përvojën e televizionit, Ervin Baku përmes këtij emisioni ka njohur edhe magjinë e radios.
“Radio është një magji më vete, dëgjuesi nuk e di si je ulur ti, i ftuari çfarë ka veshur, çfarë bën por vetëm dashurohet me zërin. Radio ska për të vdekur kurrë sepse në shumicën e kohës e kalojmë në makinë dhe në makinë nuk ka shok dhe shoqe më të mirë se radio”, tha Baku.
“60 minuta në fushën time” sjell zërin e sportistëve çdo të hënën në orën 14.05 në valët e Radio Tiranës.