Klubi i Futbollit Shkodra ka spikatur prej vitesh në punën e mirë në futbollin e moshave, ku krahas përfaqësimeve dinjitoze në Kampionatet Kombëtare dhe Rajonale, por edhe ato Ndërkombëtare, ajo që e ka bërë të njohur këtë klub është promovimi i elementit me perspektivë.
Në vite të ndryshme, futbollistë të këtij kanë arritur të kalojnë në kategoritë e larta të futbollit shqiptar përfshirë edhe Superioren, ndërkohë që vendet e Rajonit e Rajonit, ku Kosova është zë një pjersë të rëndësishme.
Por, ajo që ka tërhequr më shumë vemendjen, janë futbollistët e dalë nga ky klub që kanë luajtur dha vazhdojnë të luajnë në kampionatet e rëndësishme Europiane, dhe sidomos në Itali, me Elsajed Hysajn, Armando Vajushin, Sidrid Gurin, etj.
E bëmë këtë hyrje për të ardhur tek një rast i fundit, ku nga gjiri i këtij klubi pritet të vazhdojë karrieren jashtë vendit një tjetër talent prodhim puro i KF Shkodrës. Bëhet fjalë për Serxho Prendin, për të cilin trajneri i tij Rudi Piraniqi, njëkohësisht edhe drejtues i klubit, flet me superlative për talentin e tij.
“Pranë Klubit Futbollit “Shkodra” ka ardhur një ftese për lojtarin Serxho Prendi për të bërë një testim pranë FC Verona nga data 23 deri 26 prill me ekipin e të rinjve të këtij klubi. Sot para dite futbollisti ynë Prendi ka kryer kontrollin mjekësor dhe ka dale me sukses. Pas akomodimit në ambjentet e klubit ku do kalojë ditët e testimit, Serxho i bashkuar ekipit të të rinjve te FC Verona për të vazhduar procesin stërvitor.”, thotë trajneri dhe drejtuesi i K.F.Shkodra Rudi Piraniqi, duke sqaruar se është në kontakt të vazhdueshem për evidentimin dhe kontaktet me ekipet jashtë vendit për prova dhe bashkëpunime të tjera të ndryshme.
(Video) Futbollisti i KF Shkodra, Serxho Prendi, testim në FC Verona.
Gaspër MARKU