Wednesday, November 27, 2024

Analiza / Derbi Partizani – Tirana në gjuhën e statistikave, njihuni me pikat e forta & avantazhet e skuadrave

Lexo

Derbi i ditës së diel, Tirana – Partizani, do të jetë shumë i rëndësishëm në mos vendimtar për të siguruar një vend në “Final Four”. Bardheblutë dhe të kuqtë do të përballen në stadiumin “Air Albania” në një ndeshje që vlen shumë më tepër se vetëm tre pikë. Partizani aktualisht renditet në vendin e tretë me pesë pikë më shumë se Tirana e vendit të katërt, por skuadrat kryeqytetase mund të kishin grumbulluar më shumë pikë për atë se çfarë prodhojnë në sulm.

Në stadiumin “Air Albania” do të përballen dy ekipet që godasin më shumë në portat kundërshtare. Tirana kryeson këtë statistikë, me mesatarisht 11.56 gjuajtje drejt portës për ndeshje, ndërsa Partizani me 11.21. Gjithashtu, bardheblutë kanë përqindjen më të lartë të guajtjeve në kuadrat, 38 % të tyre, ndërsa të kuqtë vijnë pas Tiranës me një saktësi prej 35 % të tentativave.

Forca e sulmit të Tiranës vihet re edhe në krosimet për ndeshje, pasi Tirana është e para në këtë renditje me më shumë se 15 krosime për ndeshje, ndërsa Partizani numëron 12.5 krosime për ndeshje.

Ndryshe është situata në aspektin mbrojtës. Tirana pëson mesatarisht 11.3 goditje drejt portës për ndeshje, edhe pse ka një sulm të mirë. Te Partizani është ndryshe, pasi ka mbrojtjen e tretë më të mirë në kampionat për numrin e goditjeve të marra.

Një prej arsyeve të shifrave të mbrojtjes së Partizanit qëndron edhe tek numri i faulleve të shkaktuar për ndeshje: Partizani është skuadra e dytë me më shumë faulle të shkaktuar në kampionat, me 14,24 faulle për ndeshje, mbi një faull për ndeshje mesatarisht më shumë sesa Tirana.

Sulmi i ashpër i Tiranës ndaj mbrojtjes agresive të Partizanit: kjo do të jetë rruga që do të marrë ky derbi, që do të vendosë shumë për objektivat e të dyja skuadrave.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img