TIRANA-PARTIZANI 1-2 (41′ Abazaj / 15′, 90’+3′ Maget)
Partizani triumfoi në derbi ndaj Tiranës me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superiore.
Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi pretendoi penallti në minutën e nëntë për një kontakt Mici-Rrapaj, por arbitri Eldorjan Hamiti bëri me shenjë që loja të vazhdojë, vendim ky i marrë pas një komunikimi në kufje. Heroi i të kuqve në këtë përballje, ishte Maguette Gueye. Mesfushori realizoi dopietë golash, duke i dhënë fitoren Partizanit. Senegalezi zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të. Në të 39-tën, Partizani vizitoi sërish portën e Tiranës, me “gardianin” Kozi që neutralizoi një goditje nga distanca të Rrapaj, përpara se në topin e kthyer, Keko të shpërdoronte një mundësi tjetër të mirë. Abazaj barazoi shifrat në minutën e 42-të.
Jonuzi la Tiranën me 1 lojtarë më pak, duke u ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa shtesa do sillte golin e triumfit në krahun tjetër. Maguette bëri që të shpërthejë festa te të kuqtë, duke shënuar golin e fitores në minutën e 94-t.
Me këtë fitore, Partizani mban vendin e tretë me 54 pikë, ndërsa Tirana mbetet në vendin e gjashtë me 46 pikë.