Olsi Rama: “E di që do jem kundër tifozëve të Partizanit, por “Final Four” ka kuptim me ekipet më të mira si Tirana. Partizani meriton titullin kampion“

Pas fitores në derbi ndaj Tiranës 2-1, drejtori i Partizanit, Olsi Rama deklaroi se bardheblutë e meritojnë të jenë në “Final Four”, ndërsa shtoi se është i lumtur për suksesin e arritur.

“Jam shumë i lumtur për këtë fitore sot. Kjo fitore i dedikohet presidentit të nderit, Resul Demit. Ai është tifozi i parë. Jam shumë i kënaqur, sepse janë dy fitore në dy derbi. Jam shumë i kënaqur nga Maguette, sepse tregoi nivelin e tij. Por nuk jam i kënaqur vetëm me atë.

Stafi po arrin që fizionominë e tyre të lojës ta përcjellin edhe te lojtarët. Duhet të jemi shumë të përgatitur për ato dy ndeshjet e fundit, sepse s’kam pasur kurrë dyshim që do të jemi aty.

E di që do jem kundër tifozëve të Partizanit, por “Final Four” ka kuptim me ekipet më të mira dhe Tirana ka lojtarë të mirë dhe e meriton. Edhe Skënderbeu nuk mbetet pas dhe është një kundërshtar që e meriton.

Partizani e meriton titullin kampion. Do bëjmë maksimumin për ta fituar dhe ne do të jemi ata që do të triumfojë. Të gjithë janë aty dhe shpresoj të jemi ne.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu