Saturday, July 27, 2024

Fagu: “Sot në çdo faull që ne shkaktonim, merrnim karton të verdhë, nuk e kuptoj. Në 3 ndeshjet e fundit do japim gjithçka”

Lexo

Partizani triumfon 1-2 ndaj Tiranës në derbin e kryeqytetit, takim ky i luajtur në “Air Albania” dhe i vlefshëm për javën e 33-të të kampionatit. Pas humbjes, trajneri i Tiranës, Fagu deklaroi se ndjen keqardhje për humbjen, për shkak se sipas tij skuadra bëri mirë. Sipas tij, ekipi duhet të fitojë ndeshjet e mbetura dhe ka besim te “Final Four”.

Më vjen keq për humbjen e sotme, pasi kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Shpresoj shumë që me këto 3 ndeshje të mbetura të japim paraqitje të tilla për të arritur objektivin “Final 4”. Presioni është gjithmonë në ndeshjet derbi, u munduam ta menaxhonim edhe këtë pjesë. Pas kartonit të kuq na u prishën ekuilibrat dhe ishim të pafat. Kishte lodhje fizike, kjo për shkak edhe të ndeshjes së Kupës. Në momentin e golit duhet të ishim më të përqendruar, më në bllok, por për fat të keq pësuam gol.

Kishim një plan B, sigurisht. Por u kushtëzuam nga kartonët e verdhë që morëm. Ndryshuam disa herë zëvendësimet që kishim për të bërë. Sot në çdo faull që ne shkaktonim, merrnim karton të verdhë, nuk e kuptoj. Kjo na kushtëzoi edhe në zëvendësimet. Për të arritur në Final 4 duhet të fitojmë të 3 ndeshjet e mbetura, nuk ka rrugë tjetër.

Unë kam shumë besim, pasi në ndeshjet e fundit kemi luajtur shumë mirë. Kemi pasur stabilitet dhe kemi krijuar raste. Në 3 ndeshjet e fundit do japim gjithçka për gjithçka.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img