Sunday, November 24, 2024

Vllaznia nis aplikimin e gjobave, e pëson edhe trajneri Brdariç

Lexo

Sistemi i gjobave në Klubin e Futbollit Vllaznia nuk është i panjohur. Në periudha të ndryshme kur klubi administrohej nga presidentë privat, kur skuadra apo individi nuk kishte pritshmëritë e duhura në arritjen e rezultateve ka pasur raste ndëshkimi në formë gjobe financiare. Për hirë të së vërtetës, gjatë periudhës së administrimit të klubit kuqeblu nga ana e Bashkisë një gjë e tillë nuk ka funksionuar fare.

Por, dita e sotme, ka bërë që edhe Bashkia Shkodër të nis aplikimin e gjobave. Shkak janë bërë rezultatet aspak të mira të Vllaznisë gjatë periudhës së fundit.

Njoftim për shtyp

“Klubi i Futbollit Vllaznia pas rezultateve të dobëta të ekipit në ndeshjet e fundit të shoqëruara me performancë të dobët analizoi me qetësi përgjegjësitë për të gjithë stafin teknik si dhe lojtarët e aktivizuar. Duke qënë se në asnjë rast penalizimi nuk përbën qëllim në vetvehte kemi marrë masa disiplinore dhe sanksione financiare me kusht që të ketë një mobilizim të gjithanshëm për rikthimin tek rezultatet pozitive ndaj stafit teknik dhe disa prej lojtarëve të cilët besojmë se kanë të gjithë potencialin dhe mundësitë e duhura për të arritur objektivin që klubi i ka vënë vehtes pjesmarrjen në Kupat e Evropës. Të gjitha masat paralajmëruese ndaj stafit teknik dhe lojtarëve nuk do të aplikohen nëse ekipi në ndeshjet kryesore në vazhdimësi do të arrijë të marrë rezultate pozitive të cilat rrisin besimin tek publiku dhe garantojnë objektivin sportiv.”

Ky është njoftimi për shtyp i shpërndarë nga klubi kuqeblu, ku nga sa shikohet nuk duket një gjobë e formës së prerë. Për këtë e ka në dorë vetë skuadra, që nëse arrin objektivin e pjesëmarrjes në Europë, atëherë gjobat nuk zbatohen duke u shfuqizuar. Nga sa bëhet e ditur, në listën e gjobitjes është edhe trajneri Tomas Brdariç, çka në një farë mënyre, në opinionin sportiv ka patur zëra kundra në përfshirjen e emrit të tij në listë. Por, sipas drejtuesve të klubit dhe të Bashkisë që janë marrë me përpilimin e shkresës në fjalë, në rezultatet e dobëta të javëve të fundit kanë pjesën e tyre edhe stafi teknik, përfshirë edhe trajnerin Brdariç.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img